Reagimi i trajnerit të Milanit pas barazimit me Interin
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij dëshmoi se është e fortë këtë sezon, pas barazimit 1:1 me kampionin Inter të dielën.
Ciprian Tatarusano ishte heroi i Milanit, pasi e priti penalltinë e Lautaro Martinezit, pasi Hakan Calhanoglu e kishte kaluar Interin në epërsi dhe Stefan de Vrij kishte realizuar autogol në San Siro.
Milani mbetet ekip i pamposhtur këtë vit në Serie A, i vetmi bashkë me Napolin.
Pioli u duk i kënaqur me barazim duke folur pas ndeshjes.
“Synim ishte fitorja, por ishte e koklavitur. Ekipi tregoi shpirt dhe pasi vuajtëm në pjesën e parë, u kthyem fuqishëm në pjesë të dytë”, tha Pioli.
“Interi është ekip i fortë dhe ne dëshmuam sonte se edhe ne jemi të fortë. Patëm vështirësi, por ne treguam guxim sonte dhe të dy ekipet patën mundësi të fitonin”, shtoi ai.
Milani e ndan kreun e tabelës në Serie A ma Napolin me nga 32 pikë secili, ndërsa Interi ngel i treti me 25 pikë.