Reagimi i Telles dhe Fred kur Bruno Fernandes u thotë ‘mos bëni hajgare në stërvitje’

Reagimi i Telles dhe Fred kur Bruno Fernandes u thotë ‘mos bëni hajgare në stërvitje’

Manchester United sonte kanë një test shumë të rëndësishëm në Evropë.

Mund të mos jetë kompeticioni për të cilin kishin shpresuar në fillim të sezonit por finalja e Europa Leagues prezanton një mundësi fantastike për të fituar diçka të rëndësishme, transmeton Periskopi.

Dhe United futet në përballjen kundër Villarrealit si favorit absolut.

Një prej atyre që ka impresionuar këtë fushatë te ‘Djajt e Kuq’ është padyshim Bruno Fernandes.

Bruno ka qenë brilant që prej kur erdhi në Angli dhe nuk po tregon shenja ngadalësimi, derisa ai sigurisht do të jetë i etur të tregojë një paraqitje për t’u mbajtur mend sonte.

Përveç impaktit në fushë, Bruno njihet si një futbollist me karakter dhe reputacion të fortë në zhveshtore.

Kjo u nënvizua përsëri teksa u publikua një klip në rrjetet sociale nga stërvitja e Unitedit, para ndeshjes së sontme.

Alex Telles dhe Fred po talleshin rrotull kur Bruno, që po qëndronte afër tyre, kthehet nga ta dhe u thotë diçka që i bën menjëherë të ndalojnë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: