Reagimi i lojtarëve të Man United kur De Gea huqi penalltinë mbrëmë, ta futë trishtimin në palcë

Reagimi i lojtarëve të Man United kur De Gea huqi penalltinë mbrëmë, ta futë trishtimin në palcë

E drejtë të themi se David de Gea është fajtori pse Manchester Unitedi nuk fitoi Europa Leaguen mbrëmë, por e bëri Villarreali.

Në rregull, nuk është aq fer ta themi në këtë mënyrë, pasi ndeshja zgjati 120 minuta dhe aty pati shumë futbollistë që kanë mundur ta marrin barrën e fitores mbi vete për të shënuar një gol, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, vështirë se ndonjë fans i Unitedit nuk do të ndihet se David de Gea nuk ishte fajtori kryesor.

Kjo pasi portieri spanjoll nuk arriti të presë asnjërën nga 11 penalltitë e lojtarëve të Villarrealit të hedhura në drejtim të tij, teksa për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën për të, ai huqi penalltinë vendimtare për t’ia dhuruar trofeun historik ‘Nëndetëses së Verdhë’.

Videoja virale ka kapur reagimet e futbollistëve si Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford në momentin kur De Gea huq penalltinë dhe është thjesht definicioni i trishtimit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: