Reagimi i jashtëzakonshëm i skuadrës nga Liga e Tretë kur u tërhoq kundër PSG-së në shortin e Kupës
Ndodh ndonjëherë që të shortohesh me skuadrën më të fortë të mundshme, që do të të eleminojë, e përsëri të jesh i lumtur. I ka ndodhur tifozëve të Vannes, skuadra modeste e Divizionit 3, që shorti në Kupën e Francës e ka vënë përballë PSG.
Një ndeshje që nuk duhet të ketë histori, sido të jetë performanca e Vannes, por kjo nuk ka fare rëndësi për tifozët e tyre: mjafton që për 90 minuta ata do të shohin kundërshtarë yjet parizienë.
Këtë e dëshmon edhe reagimi i tyre në momentin e shortit, të përjetësuar në një video dhe të shpërndarë në rrjetet sociale.“Tifozët e Vannes, a keni fjetur mirë? Nuk keni ëndërruar mbrëmë, klubi Vannes Olympique është në raundin e parë eliminator të Kupës së Francës dhe do të përballet me Paris Saint-Germain!”, thuhet në një postim të publikuar në profilin zyrtar në Tëitter të klubit të kategorisë së tretë. “Do të jetë si organizimi i një koncerti të Rolling Stones”, tha presidenti Maxime Ray, që do të shohë yjet e futbollit botëror, ose edhe një pjesë e tyre, në stadiumin e tij prej 9500 spektatorësh.
La réaction des joueurs du @VOC_officiel après le tirage au sort des 16es de finale de la #CoupedeFrance, qui affronteront le @PSG_inside ou Feignies-Aulnoye, filmée par notre envoyé spécial @jll1435 ! pic.twitter.com/5CqpFakYb5
— Ouest-France Sports (@sports_ouest) December 19, 2021