Reagimi i Ferdinand kur Ronaldo shënoi golin e dytë ndaj Atalantas shkon viral
Rio Ferdinand, ish kapiteni i Manchester United, vlerësoi golat dhe shpirtin konkurrues të Cristiano Ronaldos, pasi golashënuesi portugez shmangu sërish humbjen e skuadrës së tij duke shënuar dy golat ndaj Atalantas.
“Njerëzit thonë se Ronaldo nuk punon mjaftueshëm, por ai bën atë që është më e vështirë në një lojë, ai shënon gola. Në momente kritike ai shfaqet, në çdo vend, stadium dhe në çdo kohë. Ai shfaqet në lartësitë vendimtare dhe vendos”, theksoi ish-reprezentuesi anglez, duke folur për BT Sport.
Ferdinand kishte një reagim emocional tek goli i dytë i Ronaldos, madje e quajti atë ‘alien’.