Reagimi emocional i presidentes kroate: Bravo, jemi në finale (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia ka arritur ta mposhtë Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, me rezultat 2 me 1, raporton Periskopi.

Për këtë lajm të gëzueshëm për kroatët, ka reaguar menjëherë presidentja Kolinda Grabar Kitarovic.

Ajo ka uruar Kombëtaren kroate për këtë sukses.

Për dallim prej ndeshjeve të kaluara, Kitaroviq sonte nuk ishte në stadiumin ku u zhvillua ndeshja, për shkak të pjesëmarrjes në Samitin e NATO’s, raporton Periskopi.

“Populli im, ia arritët. Bravo, të zjarrëve. Bravo krejt fansave. Kroacia është në finale”, shkruan shkurt ajo, teksa ka publikuar një fotografi të saj në Facebook.

Shpërndaje në: