Reagim i rrallë nga Pioli: U turpëruam, kjo ishte humbja e parë e merituar e Milanit
Stefano Pioli ka thënë se ishte humbja e parë e merituar e Milanit në Serie A këtë sezon, derisa ‘Rossonerët’ u mposhtën me rezultat 2-0.
Milani nuk regjistroi asnjë gjuajtje drejt portës në ‘Stadio Alberto Picco’, transmeton Periskopi.
Njëkohësisht, kjo ishte edhe humbja e parë në Serie A si mysafir për Milanin që nga dhjetori i vitit 2019.
”Ne qartazi duhet të reagojmë dhe do ta bëjmë. Spezia fitoi me meritë sonte, kjo është humbja e parë me meritë këtë sezon, pasi ne nuk patëm kualitet ose intensitet, kështu që kundërshtari me të drejtë shfrytëzoi avantazhin.
”Do të jetë një mësim me vlerë për të gjithë ne. E kuptojmë se nëse nuk performojmë në një nivel të duhur, do të turpërohemi kështu.” /Periskopi.com/