Reagim i fuqishëm nga FFK kundër zhvillimit të ndeshjeve ilegale serbe në Kosovë

Reagim i fuqishëm nga FFK kundër zhvillimit të ndeshjeve ilegale serbe në Kosovë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

KE diskutoi edhe për zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve serbe për të ashtuquajturën Kupë e Serbisë në territorin e Kosovës.

Me këtë rast KE sikur edhe më parë edhe njëherë ka reaguar ashpër, sepse i vetmi organ për zhvillimin e futbollit në territorin e Republikës së Kosovës është Federata e Futbollit e Kosovës.

Prandaj, KE është i vendosur që të mos lejojë zhvillimin e këtyre ndeshjeve që kanë karakter zyrtar, por njëkohësisht u bënë ftesë të gjitha organeve tjera shtetërore që të reagojnë ashpër në këtë drejtim.

Shpërndaje në: