Reagim i ashpër nga Premier League: Të gjitha letrat janë të hapura, klubet e përfshira mund ta pësojnë keq
Super Liga Evropiane ka alarmuar gjithë botën e futbollit, teksa shumica është shprehur kundër.
Fansa, analistë e klube të njohura kanë dalë kundër themelimit të kësaj lige, e cila i jep përparësi gjigantëve, ndërsa shkelë klubet e vogla premtuese, transmeton Periskopi.
Premier League së bashku me Federatën Angleze tash kanë dalë me komunikatë ku i kanë lënë të gjitha letrat hapur rreth ndërmarrjes së masave më rigoroze kundër klubeve të përfshira, Manchester United, Liverpool, Manchester City, Tottenham, Arsenal dhe Chelsea.
”Premier League po i konsideron të gjitha veprimet për ta ndalur këtë ligë që të bëjë progres, derisa poashtu do të kërkojë përgjegjësi nga pjesmarrësit sipas rregullores.
”Liga do të vazhdojë të punojë me qeverinë, UEFA-n, Federatën Angleze, EFL-në, PFA-në dhe LMA-në për të mbrojtur interesat e lojës.” /Periskopi.com/