Rayo Vallecano refuzon ta shkarkojë trajnerin që kërkoi nga stafi ta përdhunojnë në grup një vajzë

Rayo Vallecano refuzon ta shkarkojë trajnerin që kërkoi nga stafi ta përdhunojnë në grup një vajzë

Rayo Vallecano i ka qëndruar prapa vendimit për ta emëruar trajner burrin e turpëruar, Carlos Santiso, për ekipin e grave.

Raportohet nga ‘The Guardian’. Rayo Vallecano punësoi Santison për rolin të premten, pavarësisht se ishte në dijeni të një audio-inçizimi në të cilin trajneri dëgjohet duke i thënë stafit të gjejnë një vajzë dhe ta përdhunojnë në grup për të ndihmuar në forcimin e lidhjes së skuadrës.

Santiso u detyrua të japë dorëheqje nga puna si trajner i skuadrës U12 të Madridit, kur kjo audio u publikua në internet në nëntor, transmeton Periskopi.

Në audio, Santiso i referohet një çështjeje të vitit 2017 ku u përfshinë tre futbollistë nga skuadra e Ligës së Tretë të Spanjës, Arandina CF.

Tre lojtarët u dënuan me 38-vjet burg për përdhunimin në grup të një vajze 15-vjeçare.

”Stafi është i jashtëzakonshëm, por ka gjëra që na mungojnë ende, që na duhen. Ne ende kemi nevojë të bëjmë diçka që bënë ata të Arandinas, njeri.

”Duhet ta kapim një vajzë, por mbi moshë që mos ta fusim veten në telashe dhe ta [cargarnosla – e cila nuk ka përkthim bukval, por i bie ta ‘q*jmë’] aty të gjithë së bashku.

”Kjo e bashkon një staf, një skuadër. Shikoni Arandinan, ata shkuan lart direkt.”

Federata e mbështetësve të Rayo Vallecanos ka kërkuar që Santiso të shkarkohet, duke publikuar një komunikatë rreth situatës.

Klubi i fansave gjithashtu akuzoi presidentin e Rayo Vallecanos, Raul Martin Presan se ‘kaloi tjetër vijë të kuqe’.

Presa, i cili dha një prononcim për radiostacionin spanjoll ‘Cadena SER’, tha se ai nuk do të ndikohet në shkarkimin e Santisos: ”Ne nënshkruajmë me profesionistë, jo me njerëz këtu,” thuhet të jetë shprehur ai.

Nuk është hera e parë që Rayo Vallecano ka rrëmbyer kryetitujt për trajtimin e keq të skuadrës së grave.

Unioni i grave futbolliste të Spanjës raportoi kushtet e Rayo Vallecanos te Departamenti i Sigurisë Sociale në nëntor.

Në ankesë u përfshinë mungesa e stafit mjekësor, objektet në gjendje të keqe stërvitore, mungesa e zhveshtoreve dhe pagat e vogla. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: