Ray Allen nis karrierën si trajner

Ray Allen nis karrierën si trajner

Një nga basketbollistët më të mirë të viteve të fundit në NBA, Ray Allen, ka nisur tashmë karrierën e tij si trajner.

Allen ka zgjedhur të nis në nivele më të ulëta dhe tashmë është emëruar si kryetrajner i Florida Prep School, përcjell Periskopi.

Ish basketbollisti i skuadrave si Seattle, Boston e Miami, do të drejtojë tashmë djemtë e Gulliver Prep.

Kjo detyrë do të shënjohet si e para në karrierën e tij si trajner, pas karrierës në parketet e NBA.

Allen ishte 10 herë i selektuar në ‘All-Star’, nga 18 sezone totale të luajtura, ku arrinte 18.9 pikë për ndeshje, në një saktësi prej 40% nga gjuajtjet për tri pikë.

Ray Allen do të mbahet mend nga tifozët e basketbollit për tre pikëshin që barazonte ndeshjen e gjashtë finale mes Miami dhe San Antonio, në vitin 2013. /Periskopi/

Shpërndaje në: