Ratifikohet marrëveshja, nga pesë maji hiqen vizat mes Kosovës e Izraelit
Ambasadorja e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv, ka dhënë një lajm të madh për kosovarët.
Ziv ka treguar se është është ratifikuar marrëveshja për heqjen e vizave mes dy vendeve, Kosovë-Izrael.
Nga pesë maji qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael.
“Gëzohem t’ju njoftoj se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave” – ka shkruar Ziv.
Happy to announce that the Visa Waiver Agreement was ratified on the 4th Anniversary of Diplomatic Relations 🇮🇱🇽🇰 pic.twitter.com/kieEyyVpDv
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) February 5, 2025