Rasti tragjik në Klinë, flet prokurorja: Trupat e pajetë janë dorëzuar në IML, i dyshuari është arrestuar
Dy persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në qytetin e Klinës.
Në një konferencë për media, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës tha se trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në IML.
“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, ajo çka mund të shtojmë detajet nuk i kemi – jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave-ekzaminimit të vendit të ngjarjes.
Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha Gashi.
Vrasja në Klinë, e konfirmon Prokuroria: Arrestohet personi i dyshuar