E rrallë: Shërohet nga SIDA pa përdorur medikamente(Foto)

E rrallë: Shërohet nga SIDA pa përdorur medikamente(Foto)

Një vajzë e Afrikës së Jugut e lindur me virusin e AIDS-it e ka mbajtur infeksionin e saj të ndrydhur për më shumë se tetë vjet, pavarësisht ndalimit të ilaçeve anti-HIV.

Vajza, e cila nuk është identifikuar, ishte vetëm dy muajshe kur ajo filloi me medikamente anti-HIV.

Por 40 javë më vonë ajo u ndal duke i marrë medikamentet të cilat e ndalojnë HIV-in.

Testet u kryen kur ajo ishte nëntë vjeç e gjysmë dhe gjetën shenja të virusit dhe një numër të vogël të qelizave në sistemin imunitar, dhe ato nuk ishin në gjendje të ripodhoheshin, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Vajza nuk ka një mutacion të gjeneve që japin rezistencë natyrale ndaj infeksionit të HIV-it, tha Fauci, kështu lehtësimi i saj ka ardhur për shkak të trajtimit të hershëm.

Rasti i saj siguron më shumë dëshmi se trajtimi i hershëm mund të shkaktojë ndonjëherë një lehtësim të gjatë që, nëse zgjat, do të ishte një mënyrë shërimi.

 

 

 

 

 

Historia e Afrikës së Jugut u zbulua në një konferencë të AIDS në Paris këtë mëngjes, ku studiuesit gjithashtu dhanë rezultate inkurajuese nga testet e një doze lehtësuese që është përdorur në vend të tabletave anti-HIV.

“Ky rast i ri forcon shpresën tonë se duke trajtuar fëmijët e infektuar me HIV për një periudhë të shkurtër që fillon në foshnjëri, ne mund të jemi në gjendje t’u kursejmë atyre barrën e terapisë gjithëpërfshirëse”, tha eksperti i SIDA’s Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) që ka financuar këtë studim.

Disa shkencëtarë i referohen lehtësimit (pra që nuk përdorin tableta) të qëndrueshëm, pa drogë, si një ‘shërim funksional’./Periskopi/

 

Shpërndaje në: