Rasti Messi: Tifozët e Barcelonës shpërthejnë ndaj Griezmann, para stërvitjes së skuadrës

Rasti Messi: Tifozët e Barcelonës shpërthejnë ndaj Griezmann, para stërvitjes së skuadrës

Lojtarët e Barcelonës janë paraqitur sot në seancën stërvitore, një ditë pas lajmeve të bujshme lidhur me ikonën e skuadrës, Lionel Messi.

Është raportuar se Messi nuk do të vazhdojë me Barcelonën, madje këto raportime janë konfirmuar edhe me një njoftim zyrtar të skuadrës katalane.

Përkundër gjithë këtyre ngjarjeve, jeta brenda kampit të Barcelonës po vazhdon të vijojë normalisht, me skuadrën që sot doli në seancë stërvitore.

Në mesin e lojtarëve që iu bashkuan stërvitjes ishte edhe francezi Antoine Griezmann, i cili nuk u prit aspak mirë nga tifozët.

“Messi u largua për fajin tënd”, dëgjoheshin thirrjet e tifozëve jashtë stadiumit, përcjell Periskopi. Këto thirrje u përcollën edhe me vërshëllima të shumta drejt lojtarit.

Ata i referohen refuzimit të Griezmann për t’u larguar nga skuadra. Çështja e pagës së lojtarëve është ajo që pengoi Messin për t’u regjistruar dhe tifozët tashmë po drejtojnë gishtin kah emrat si Coutinho, Braithwaite, Umtiti e Griezmann.

Kujtojmë se në stërvitje u paraqitën sot edhe Coutinho, Emerson Royal e Sergio Aguero. /Periskopi/

Shpërndaje në: