Rasti i Kores së Jugut që gjyqtari nuk i dha penallti, shikoni momentin e ndërhyrjes së Bentancur në Jin-Su Kim
Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Uruguait dhe Koresë së Jugut, duel ky në kuadër të ndeshjes së parë të Botërorit të Katarit 2022.
Kombëtarja e Kores së Jugut e kishte një rast të mirë për shënim në minutën e 53’të, por që mbrojtësi Jin-Su Kim u pengua në zonë nga Bentancur, shkruan Periskopi.
Rasti i cilësua si i rregullt nga gjyqtari i takimit edhe pse nëse shikohet në video shihet se lojtarët kishin kontakt me njëri-tjetrin.
Rezultati aktual i takimit është 0:0.
Shikoni rastin në video: