Rasti i 16 vjeçarit nga Mitrovica: Agim Ademi flet për pajisjet mjekësore në stadium – Kush e merr përgjegjësinë për raste të tilla?

Rasti i 16 vjeçarit nga Mitrovica: Agim Ademi flet për pajisjet mjekësore në stadium – Kush e merr përgjegjësinë për raste të tilla?

Agim Ademi ishte i ftuari i radhës në intervistën e Periskopit me Ilir Mirenën.

Kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës mes tjerash foli edhe për dhomat mjekësore që kanë stadiumet në vendin tonë, duke e marr parasysh rastin e fundit që u nda nga jeta në fushën e lojës futbollisti i Trepçës’89, Erion Kajtazi.

“Te rasti i këtij djalit më vjen shumë keq dhe është rasti i parë që ka ndodh në Kosovë që një futbollist ta humb jetën në fushë të futbollit, ky ka qenë njëri nga futbollistët më të përgatitur edhe e thonë nga familja e klubi. I cili përndryshe ka qenë në një prove në Anderlecht ku e ka kry edhe atë prove dhe ku i merr një klub ndërkombëtar ia bën kontrollet mjekësore, (testet fizike) dhe ka rezultuar shumë mirë. Edhe te ne ka qenë në grupmoshat U17 edhe te ne i ka bërë gjitha testet. Ne i kemi këta mjek që realisht janë të njohur në profilet e tyre në Kosovë. Gjithashtu e kemi edhe institutin dhe spitalin e Mjekësisë Sportive që kontrollat bëhen aty”, tha Ademi.

Për më shumë shikoni intervistën e plotë të Ademit dhënë për Periskopin:

Shpërndaje në: