Rasti “Dehari” – Bajrami, Sami Kurteshit të VV`së: Ajo çka bëre sot e turpshme dhe kriminale

Rasti “Dehari” – Bajrami, Sami Kurteshit të VV`së: Ajo çka bëre sot e turpshme dhe kriminale

Deputetja e LDK`së Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas konferecnës së VV`së për rastin e Astrit Deharit.

Sipas saj është e turpshem se si Sami Kurteshi nuk përmendi edhe raste të tjera që kanë ndodhur në kohën kur VV`ja po qeverisë me vendin.

“E turpshme dhe kriminale që sot Sami Kurteshi në emër të LVV-së nuk e përmendi faktin se në kohën kur këta vetë po qeverisin kanë ndodhur edhe ngjarje tjera lidhur me këtë rast”.

Reagimi i plotë:

Ndjej dhimbje në shpirt për Astrit e Arbnor Deharin. Për prindërit e tyre, për gjithë familjen e tyre.
Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.
E turpshme dhe kriminale që sot Sami Kurteshi në emër të LVV-së nuk e përmendi faktin se në kohën kur këta vetë po qeverisin kanë ndodhur edhe ngjarje tjera lidhur me këtë rast.
Në koferencën që sapo përfundoj Vetëvendosje nuk tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore që është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Asnjë fjalë për djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

E bënë edhe këtë VV`ja, që katër vjet në pushtet, akuzojnë Thaçin e Veselin për rastin Dehari

Shpërndaje në: