Rastet kur gratë marrin vëmendje të padëshiruar gjatë ndeshjeve të futbollit janë dyfishuar

Rastet kur gratë marrin vëmendje të padëshiruar gjatë ndeshjeve të futbollit janë dyfishuar

Numri i grave që eksperiencojnë vëmendje të padëshiruar fizike në ndeshjet e futbollit të burrave është dyfishuar nga viti 2014.

Numri është rritur në një në pesë, sipas Asociacionit të Mbështetësve të Futbollit, transmeton Periskopi.

Gratë që shikojnë ndeshje nga afër janë pyetur nëse kanë pasur eksperiencë ose nëse kanë parë sjellje seksiste derisa kanë parë aksionin në fushë nga tribuna.

Në total 44% prej 1,913 sa morën pjesë në studim pranuan se u është thënë që ‘dinë shumë për futboll për një grua’ të paktën një herë në një ndeshje, derisa 34% kanë dëgjuar duke iu bërë komente seksiste.

Numri alarmues i rritjes së rasteve për vëmendje të padëshiruar fizike në ndeshje është tash 20%, sipas studimit.

Organizata ‘Gratë në Ndeshje’ gjithashtu zbuluan se shumica e pjesmarrësve – 59% – dëshirojnë që klubet t’i dënojnë ata që tregojnë sjellje seksiste gjatë ndeshjeve.

Gjithashtu është thënë se një numër i ulët i grave e pranojnë këtë lloj sjellje.

Vetëm 4% të grave që kanë marrë pjesë në studim thuhet se pranojnë sjellje seksiste si pjesë e lojës së futbollit – një rënie në 10% nga viti 2014.

Në krahasim, 75% e fanseve që marrin pjesë në ndeshje të futbollit të grave nuk kanë pasur asnjëherë eksperiencë me komente seksiste dhe vëmendje të padëshiruar fizike gjatë ndeshjeve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: