Rastet kur frutat dhe perimet e shëndetshme janë të rrezikshme
Edhe pse rekomandohen si të shëndetshme, pemët dhe perimet në disa raste mund të jenë tepër të këqija për shëndetin.
Lëngu i rrushit, për shembull, kur ndërvepron me statinat, rrit rrezikun nga efektet anësore.
Njerëzit që janë sensitiv ndaj lateksit po ashtu mund të kenë reagime alergjike ndaj avokados, për shkak të proteinave të lateksit, të cilat janë të pranishme te këto fruta.
Një ndërveprim i ngjashëm mund të ndodhë edhe te kivi, thotë profesor Jean Emberlin nga Allergy UK.
“Proteinat janë shumë të ngjashme në lateks dhe fruta, kështu që ato tërheqin reagime të ngjashme”, tha ai.
Simptomat përfshijnë therje në gojë, hundë të zëna, kruajtje e syve dhe, në raste të rralla, anaphylaxis, i cili mund të jetë kërcënuese për jetën.
Shkencëtarët thonë se nëse jeni alergjikë ndaj lateksit, atëherë mënyra e vetme për të shpëtuar nga kjo gjendje është që të shmangni këto lloj ushqimesh.
Qershitë mund të jenë të rrezikshme, nëse hahet bërthama e tyre, pasi ajo ka përmbajtje kimike e bazuar në helmin cianid. Nëse bërthama përtypet, atëherë lirohet amygdalin, një formë e cianidit. Kjo shkakton ethe, dhimbje koke, rënie të tensionit të gjakut dhe në raste të rralla mund të jetë edhe fatale.
Studiuesit sugjerojnë se përbërja e cianidit në qershi mund të jetë fatale në doza të vogla se sa 1.5 mg për kilogram të peshës trupore, sipas Autoritetit për siguri të ushqimit në Evropë (EFSA).
Thelbi i kajsisë po ashtu përmbajtje të lartë të amygdalinit dhe ngrënia e tij mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, thotë EFSA.
Kimikalet janë gjetur edhe në farat e mollëve, por rreziku për jetën është fatal nëse hani dy gota me fara të mollës.
Nëse ju merrni statina, atëherë duhet të këshilloheni me mjekun nëse do të mund të pini lëng rrushi, pasi statinat përgjysmohen nga enzima në mëlçi, CYP3A, e cila redukton normalisht sasinë e barit që hyn në gjakun tuaj. Por, rrushi ka përbërës që kanë efekt anësor në funksionin e CYP3A, andaj rrit potencën e barit.
Nëse keni probleme me veshka, atëherë sugjerohet shmangia e konsumimit të bananeve, pasi ato përmbajnë mineralin potasium, transmeton KosovaPress.
Veshkat rregullojnë sasinë e potasiumit në trup, por në rast se ato nuk funksionojnë, atëherë mund të vijë deri te grumbullimi i potasiumit, i cili shkakton hiperkaleminë- një puls i ngadaltë dhe rrahje të parregullta të zemrës. Nëse keni probleme me veshka, atëherë duhet të merrni më pak potasium.
Mjekja Sarah Schenker thotë se personat e rritur kanë nevojë për 3.500 mg potasium në ditë, derisa një banane mesatare përmban 400-500 mg, kështu që ju duhet të konsumoni shtatë banane e gjysmë për të arritur nivelin.