Rastet flagrante kur Vetëvendosje e përdori RTK-në për qëllime të veta

Rastet flagrante kur Vetëvendosje e përdori RTK-në për qëllime të veta

Janë bërë tre ditë prej kur Vetëvendosje duke përdorur transmetuesin publik, fillojë një fushatë linçuese ndaj dy mediave në Kosovë: Periskopit dhe Nacionales. Duke përdorë një “lajm” shpifës të medias boshnjake Slobodna Bosna (e njohur për lajme të rreme dhe manipulim  faktesh), RTK jo veç që i shkeli parimet bazë të gazetarisë, por u bë vegël e partisë në pushtet. Por, kjo nuk është hera e parë që televizioni publik “zhveshet”nga detyra e saj, shkruan Periskopi.

RTK në muajin shkurt të këtij viti kishte raportuar ekskluzivisht për një tentim-atentat ndaj kryeministrit Kurti, derisa ky i fundit ishte në një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

“Tentim atentat ndaj kryeministrit Kurti”-kishte raportuar RTK-ja.

Ky lajm i cili kishte cituar burime u demantua shumë shpejtë nga institucionet në Maqedoninë e Veriut.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, kishte deklaruar Ministria e Punëve të Brendshme.

Për tu çuditur me lajmin e çuditshëm të RTK-së është fakti se as Kurti e as mbrjotja e tij e afërt nuk e kishin informuar u.d. Kryeprokurorin e shtetit Besim Kelmendi, e as Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ashtu siç e kërkon ligji.

“Për momentin në Zyrën tonë nuk ka ndonjë veprim në lidhje me këtë lajm”, pati thënë për “Betimi për Drejtësi”,  Kryeprokurori Besim Kelmendi.

“Jo nuk kam ndonjë informatë”, kishte deklaruar në anën tjetër Kryeprokurori Isufaj.

Jeton Musliu-redaktor i dy lajmeve shpifëse brenda 6 mujave në RTK

Publikimi i këtyre dy “lajmeve” fillimisht do të kalonte në duart e Jeton Musliut, redaktor i lajmeve qendrore dhe u.d kryeredaktores Leonora Bërbatovci

Por, Berbatovci e as Musliu ende nuk kanë bë zë pas shumë reagimeve nga gazetarë e shoqëria civile.

                         Jeton Musliu, redaktor Leonora Berbatovci, ud e kryeredaktores

Kujtojmë se Bordi  i RTK-së doli e tha se do të merren masa rigoroze ndaj përgjegjësve që publikuan raportimin skandaloz në edicionin qendore të lajmeve të RTK-së dhe në uebsajtin e tyre, por deri më tani nuk është marr ndonjë vendim.

Ndaj lajmit shpifës të transmetuar në RTK-së janë distancuar mbi 20 gazetarë të televizionit publik./PERISKOPI/

E pabesueshme për ta parë me sy: Rilind Gërvalla gënjen haptazi në një reagim të gjatë për lajmin shpifës ndaj Periskopit dhe Nacionales

 

 

Shpërndaje në: