Raste të reja të mpiksjes së gjakut te pacientët që morën AstraZenecan

Raste të reja të sindromës së mpiksjes së gjakut janë zbuluar mes marrësve të dozave të vaksinës AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ekspertët thonë se numrat mbesin të ulët dhe benefitet e vaksinës kapërcejnë rreziqet.
Agjencia “MHRA” udhëheq një skemë të “kartës së vedhë” që të zbulojë efektet anësore apo shqetësimet e tjera për ilaçe dhe pajisje mjekësore.
Mes shifrave të fundit të publikuar nga kjo agjenci, ka pasur 22 raportime të mpiksjes së gjakut në tru të quajtur “tromboza cerebrale e venave të sinusit” [CVST – përkthimi mund të mos jetë adekuat].
Sidoqoftë, këto raste mbesin të rralla: MHRA-ja vëren se deri më 24 mars, 18,1 milionë doza të vaksinës AstraZeneca janë dhënë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Ka pasur dy raste tjera të CVST-së mes njerëzve që kanë marrë doza të Pfizer/BioNTech po ashtu.
Shqetësimet për mpiksjen e gjakut kanë shkaktuar që shumë vende të ndalojnë qarkullimin e këtyre dozave.
Sipas EMA-së, deri më 22 mars ka pasur raportime për 14 persona të vdekur nga mpiksja e pazakontë e gjakut te marrësit e dozave të AstraZenecas, në më shumë se 9,2 milionë doza të dhëna.