Raste kur marrëdhëniet seksuale duhen shmangur me patjetër gjatë shtatzënisë; Rrisin rrezikun për abort

Raste kur marrëdhëniet seksuale duhen shmangur me patjetër gjatë shtatzënisë; Rrisin rrezikun për abort

Mos ndoshta shtatzënia ju ka zgjuar interesin për marrëdhënie seksuale? Apo është gjëja e fundit që ju vjen ndër mend? Gjithsesi, duhet të dini disa gjëra për marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë.

Për sa kohë që shtatzënia ecën normalisht, mund të kryeni marrëdhënie seksuale sa herë të dëshironi, por jo gjithmonë do të keni dëshirë. Në fillim, luhatjet hormonale, lodhja dhe të përzierat mund t’jua venisin dëshirën për seks. Gjatë tremujorit të dytë, rritja e qarkullimit të gjakut drejt organit gjenital dhe gjoksit, mund të zgjojë dëshirën për të kryer marrëdhënie. Por në tremujorin e tretë, entuziazmi juaj për seksin mund të shuhet nga shtimi në peshë, dhimbjet e shpinës dhe simptomat e tjera.

Nëse keni frikë mos dëmtoni fetusin, ai mbrohet nga lëngu amniotik në mitrën tuaj, si dhe nga tapa e mukozës që bllokon qafën e saj gjatë thuajse gjithë shtatzënisë.

Shumë çifte shqetësohen për faktin se marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë abort, veçanërisht gjatë tremujorit të parë, por seksi nuk paraqet asnjë problem. Shkaqet e aborteve në fillimet e shtatzënisë, lidhen më tepër me anomalitë e kromozomeve apo me probleme të tjera që mund të ketë fetusi. Jo gjithmonë ka lidhje me gjithçka që ju bëni apo nuk bëni. Megjithatë ka disa raste kur duhen shmangur marrëdhëniet seksuale. Pjesa dërrmuese e grave mund të kryejnë marrëdhënie gjatë shtatzënisë, por ndonjëherë, është më mirë të tregoheni të kujdesshme. Mjeku mund t’ju këshillojë t’i shmangni ato nëse:

* rrezikoni të keni lindje të parakohshme;

* keni gjakderdhje të pashpjegueshme;

* keni rrjedhje të lëngut amniotik;

* qafa e mitrës fillon të hapet para kohe (inkompetenca cervikale);

* placenta mbulon pjesërisht ose tërësisht hapjen e qafës së mitrës (placenta previa).

Shpërndaje në: