Rast i rëndë në Podujevë: Dy gra arrestohen për vrasje të foshnjës gjatë lindjes
Dy gra janë arrestuar mesnatën e së shtunës në Podujevë nën dyshimin për vrasje të foshnjës gjatë lindjes.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, një grua e cila ka qenë shtatëzënë ka abortuar jashtëligjshëm foshnjën e saj.
E njëjta raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë arrestuar nëna e foshnjës dhe një grua tjetër, tha Policia.
Dy të dyshuara me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
VRASJA E FOSHNJES GJATË LINDJES
Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.