Rast i rëndë në Klinë, flasin nga Policia: Një person ka mbetur pa shenja jete, një tjetër i lënduar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Klinës, ku dyshohet se një person është qëlluar për vdekje.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.
Vrasja në Klinë, flet drejtori i Spitalit të Pejës: Sapo kam pranuar një pacient pa shenja jete
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Klinë