Rast i rëndë në Deçan: Doli të mblidhte çaj mali, rrëshqet dhe humb jetën

Rast i rëndë në Deçan: Doli të mblidhte çaj mali, rrëshqet dhe humb jetën

Një person ka vdekur në Deçan, pas një incidenti në mal mëngjesin e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku mes tjerash njoftohet se viktima kishte dalë në mal për të mbledhur çaj mali.

Më pas, sipas policisë, ai kishte rrëshqitur dhe ishte rrokullisur shpatit rreth 150 metra.

“Bjeshka e Jedovës, Deçan 14.07.2024-06:20. Gjersa viktima mashkull kosovar kishte dalur në pyll për të mbledhur qaj mali, kur ka arritur në një pjesë të terrenit te rrëshqitshëm dyshohet se ka humbur kontrollin, ka rrëshqitur dhe ishte rrokullisur tatëpjetë shpatit rreth 150m dhe si pasoj ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, njofton PK’ja.

Shpërndaje në: