Rashit Qalaj i ashpër: Kjo qeveri është qeveri e krimit e korrupsionit, po iu dalin në sipërfaqe punët e pista
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për skandalet e fundit , duke thënë se zgjidhja për vendin është shkuarja në zgjedhje, shkruan Periskopi.
Në një intervistë për Periskopin, Qalaj ka thënë se kjo “qeveri është qeveri e mashtrimit, qeveri e korrupsionit”.
“PDK është deklaruar qysh herët se tani e tutje nuk do të marrim pjesë në asnjë votim në komisione, votime për ligje apo për marrëveshje ndërkombëtare. Për shkak të një qasje arrogante të qeverisë ndaj opozitës dhe për shkak të skandaleve, PDK do të marr pjesë në takimet e komisioneve, do të marrë pjesë në diskutime, do të marr pjesë në seanca, por në votime nuk do të marr pjesë”, tha Qalaj.
“Kjo qeveri është qeveri e mashtrimit, qeveri e korrupsionit. Për cdo ditë e më shumë po iu dalin në sipërfaqe punët e pista që po I bën dhe për mua nuk është befasi. Qeveria duhet të tërhiqet sa më shpejtë dhe vendi të shkojë në zgjedhje, meqenëse ky vend është duke u degraduar në të gjitha fushat nga kjo qeveri e paaftë”. shtoi deputeti i PDK-së./PERISKOPI
VIDEO E PLOTË: