Rashiqi flet për koalicionet pas zgjedhore: Kam folur me Kurtin, por s’kam kufizim me partitë të tjera

Rashiqi flet për koalicionet pas zgjedhore: Kam folur me Kurtin, por s’kam kufizim me partitë të tjera

Kryetari i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, ka bërë me dije se nuk ka vija ët kuqe për asnjë parti shqiptare.

Ai ka treguar se pas zgjedhjeve ka folur me kryeministrin Albin Kurti, por nuk ka diskutuar për ndonjë koalicion të mundshëm.

Në një prononcim për “Kosovapress”, Rashiqi ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë ata që i njeh.

“Kontakt kemi pasur (me kryeministrin Kurti) por nuk kemi biseduar për këto (koalicionin) por për disa çështje më shumë teknike. Unë normalisht adresa e parë sa i përket bisedave pas numërimit të votave, do të jetë zotëri Kurti. Kjo është normale se dy-tri vitet e fundit bashkëpunoj me atë. Mirëpo s’kam asnjë kufizim me partitë të tjera, veçanti ata me të cilët unë njihem personalisht, pasi kamë 20 vjet në politikë. Unë njihem me krejt çka janë në skenën politike dhe nuk do të bëjë ndonjë limitim që të bisedojë me një parti, por përkundrazi do të bisedojë me krejt partitë të tjera”, ka thënë Rashiq për KosovaPress.

Shpërndaje në: