Rashiq: Mora garanci nga KQZ-ja se do ta parandalojnë çdo tentativë mashtrimi
![Rashiq: Mora garanci nga KQZ-ja se do ta parandalojnë çdo tentativë mashtrimi](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/02/nenad-rashiq.jpg)
Nenad Rashiq, kryetar i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, ka folur në lidhje me zhvillimet në KQZ, pas zgjedhje të 9 shkurtit.
Në një paraqitj televizive, Rashiq ka treguar se ka marrë garanci të forta nga KQZ-ja rreth parandalimit të çdo tentative mashtrimi.
“Kam kërkuar nga përfaqësuesit e KQZ-së që t’u kushtojnë më shumë vëmendje vendvotimeve ku kanë votuar serbët, veçanërisht në komunat me shumicë serbe. Kam marrë garanci të forta nga KQZ se do ta parandalojnë çdo tentativë mashtrimi. E përsëris se procesi zgjedhor në ditën e votimit ishte i shqetësuar, sepse ka pasur shumë shantazhe, kërcënime, manipulime të qytetarëve” – tha Rashiq për RTK2.