Rashicës iu kujtua vonë të ndizet, Werder Bremeni bie nga Bundesliga pavarësisht golit të tij

Rashicës iu kujtua vonë të ndizet, Werder Bremeni bie nga Bundesliga pavarësisht golit të tij

Werder Bremeni është përshëndetur nga Bundesliga sot me humbjen 4-2 si nikoqire e Borussia Monchengladbachut.

Ylli kosovar, Milot Rashica filloi ndeshjen nga banka rezervë por u inkuadrua në pjesën e dytë, duke arritur të futet në listën e realizatorëve në minutën e 82-të.

Sidoqoftë, goli i tij nuk mjaftoi për ta shmangur disfatën dhe rënien nga liga, teksa Gladbach shënoi plot katër herë përmes Stindl 3′, Thuram 52′, Benesebaini 58′ dhe Neuhaus 67′, ndërsa përveç Rashicës, për Werderin shënoi edhe Fullkrug në minutën e 83-të.

Me humbjen e Werderit dhe me fitoren e Kolnit, kjo e para zyrtarizohet si pjesmarrëse në Bundesliga 2, ndërsa Koln luan në barazh. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: