Rashica: Treguam se dimë të bëjmë lojë të mirë, ishalla po dalim me tri pikë

Rashica: Treguam se dimë të bëjmë lojë të mirë, ishalla po dalim me tri pikë

Milot Rashica është shprehur optimist para ndeshjes ndaj Greqisë.

Ylli i kombëtares së Kosovës ka thënë se skuadra ka marrë një motivim të madh nga fitorja në Gjeorgji dhe pritet paraqitje e mirë edhe naj Greqisë.

Po ashtu, lojtari foli edhe për shokun e skuadrës te Norwich, i cili luan te Greqia. Ai tha se ka pranuar urim nga ai, por s’ka kontaktuar para lojës kundër Greqisë.

“Besoj se jemi në një situatë krejt tjetër për dallim nga ndeshjet tjera. Besoj se ndeshja e fundit tregoi se dimë të luajmë mirë. Djemtë treguan së bashku. Shancat janë të mira të dalim me rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin. Ishalla po dalim me tri pikë”, tha Rashica, përcjell Periskopi.

“Dje dhe sot jo, por ditëve tjera kam kontaktuar. Na uroi pas ndeshjes me Gjeorgjinë, tha se kemi bërë lojë të mirë. Ata e dinë se çfarë mund t’i pres këtu, por jo diçka më zyrtarisht”, shtoi lojtari.

“Po normal, besoj që të gjithë e dinë dhe kemi tregu që luajmë mirë në ofensivë. U pa edhe ndeshjen e fundit. Besoj që në këso ndeshje, me këso kundërshtarë, detajet vendosin. Do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë, pavarësisht kundërshtarit. Shpresojmë që nesër ato pak raste apo shumë raste që kemi t’i shfrytëzojmë në maksimum”, shtoi anëtari i Norwich. /Periskopi/

Shpërndaje në: