Rashica rikuperohet nga lëndimi, luan si startues sonte për Besiktasin

Skuadra e Besiktasit sot luan ndaj Gotzepe në Superligën e Turqisë.
Futbollisti kosovar, Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe është gati për ndeshjen e sotme. Ai do të luajë nga minuta e parë e ballafaqimit.
Kujtojmë që Rashica mungoi në dy ndeshjet e nëntorit për kombëtaren e Kosovës, ndaj Rumanisë e Lituanisë.
Formacioni i Besiktasit:
Mert, Svensson, Paulista, Uduokhai, Emirhan, Masuaku, Musrati, Gedson, Rashica, Rafa Silva, Semih.