Rashica luajti 90 minuta në barazimin e Werderit me Freiburgun sot, kjo është nota e tij
Milot Rashica startoi për Werder Bremenin dhe qëndroi në fushë deri në vërshëllimën e fundit në ndeshjen kundër Freiburgut, e vlefshme për javën e 21-të në Bundesligë, shkruan Periskopi.
Ishte një barazim pa gola, teksa i ndihmoi Bremenit të ngritet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 11-të, me tetë pikë më pak se rivali i sotëm, Freiburgu, që zë vendin e tetë.
Ishte një ndeshje që u dominua për një nuancë nga Werderi sa i përket tentativave në portë.
Pas ndeshjes, ‘WhoScored’ ka publikuar vlerësimet e futbollistëve, duke i dhënë notën 6.5 Rashicës. /Periskopi.com/