Rashica flet pasi u kthye futbolli në Turqi: Jemi të lumtur që do ta shohim stadiumin me tifozë
Pas tërmeteve të tmerrshme që morën jetën e më shumë se 30000 personave në Turqi, sot është kthyer Super Lig e Turqisë
Tifozë të shumtë i janë kthyer stadiumeve derisa tifozët e Besiktas hodhën lodra në fushë, si shenj simbolike për t’ia dërguar fëmijëve që kanë mbetur pa prind shkaku i tërmetit.
E rikthimin e futbollit e ka përshëndetur edhe Milot Rashica, i cili ka reaguar me një status në rrjetet sociale.
“Pas momenteve të vështira këto javët e fundit, ne jemi të lumtur që i shohim stadiumet plot njerëz dhe të gjithë na japin pak nga energjia e mirë për shumë njerëz të cilët po vuajnë ♥️ Gati që të rifillojë sezoni 🦁#bizberaberiz”, ka shkruar ai.