Rashica flet pas ndeshjes – Këto janë fjalët e tij
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë.
Kosova humbi ndaj Greqisë me rezultatin minimal 0-1, me golin e Bakasetas.
Pas ndeshjes, sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica tha se në këtë duel nuk shkoi asgjë në pjesën e dytë.“Në pjesën e dytë nuk shkoi asgjë siç e kemi pritur”, tha fillimisht Rashica për Klan Kosova.
Ai tha se tani Kosova duhet të fitojë gjithsesi ndaj Irlandës.“Ndaj Irlandës duhet të fitojmë gjithsesi dhe më pas të shkojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Greqisë jashtë”, përfundoi ai.