Rashford njoftohet me Obaman në Zoom, diskutojnë si u rritën nga nëna beqare

Rashford njoftohet me Obaman në Zoom, diskutojnë si u rritën nga nëna beqare

Futbollisti dhe influencuesi, Marcus Rashford u njoftua me ish-presidentin e ShBA-ve, Barack Obama në Zoom, derisa dyshja diskutoi rreth ndryshimeve në shoqëri dhe ndan eksperiencat, si rritja në prezencën e nënave beqare.

Rashford rrëmbeu kryetitujt vitin e kaluar, derisa ishte pjesë e një fushateje për ushqyerjen e fëmijëve të uritur, transmeton Periskopi.

Ai tash ka themeluar një projekt të distribuimit të ushqimit, duke vazhduar punën e tij bamirëse, për të cilën ka marrë disa çmime.

Marcus përshkroi diskutimin me ish-presidentin si ‘sureal’, por tha se Barack Obama e bëri atë të ndihet ‘i lirshëm’.

”Shpejt e kuptova sa të ngjashme ishin eksperiencat tona si fëmijë deri në krijimin e burrave që ju shihni sot – pengesat dhe të gjitha. Shijova çdo moment [të intervistës]. Kur Presidenti Obama flet, krejt çka doni të bëni është të dëgjoni,” tha ai.

Gjatë bashkëbisedimit, Barack Obama tha se ”edhe nëse bëni diçka pozitive në shkallë të vogël, prapë po bëni ndryshim, dhe është akumulimi i njerëzve që bëjnë gjëra pozitive ndërkohë ajo që na bën neve pak më të mirë me secilën gjeneratë pasuese.

”Shumë të rinj që njoftoj – përfshirë Marcus – ata janë më përpara se që isha unë kur isha 23-vjeç. Ata tashmë po bëjnë ndryshime dhe janë forca pozitive në komunitete.” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: