Raportohet se i vrari në Lloznicë është Faton Hajrizi
Personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është konfirmuar se është Faton Hajrizi dhe trupi i tij gjendet në morgun e këtij qyteti, kanë bërë të ditur burimet e KOHËS të enjten. Konfirmimi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së Fatonit.
Në morgun e Lloznicës aktualisht gjendet avokati i autorizuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, i cili është duke u marrë me procedurat e tërheqjes së trupit dhe transportimit në Kosovë.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.