Raportohet se gruaja britanike e Assadit ka bërë kërkesë për divorc

Raportohet se gruaja britanike e Assadit ka bërë kërkesë për divorc

Gruaja britanike e presidentit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, Asma al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc, pasi shprehu pakënaqësinë me jetën e saj në Moskë, raportuan të dielën mediat turke dhe arabe.

Thuhet se ajo kërkon të transferohet në Londër, shkruajnë më tej mediat e huaja.

Asma aplikoi në gjykatën ruse dhe kërkoi leje speciale për t’u larguar nga Moska. Aplikimi i saj thuhet se aktualisht është duke u vlerësuar nga autoritetet ruse.

Asma është një shtetase e dyfishtë britaniko-siriane e cila ka lindur dhe është rritur në Londër nga prindër sirianë, raportoi BBC. Asma u transferua në Siri në vitin 2000 dhe u martua me Asadin në të njëjtin vit në moshën 25-vjeçare.

Edhe pse kërkesa e tij për azil u pranua, Bashar al-Assad thuhet se është ende subjekt i kufizimeve të rënda. Ai nuk lejohet të largohet nga Moska ose të përfshihet në ndonjë aktivitet politik.

Autoritetet ruse kanë ngrirë gjithashtu asetet dhe paratë e tij. Pasuritë e tij përfshijnë 270 kilogramë ar, 2 miliardë dollarë dhe 18 apartamente në Moskë.

Shpërndaje në: