Raportohet se e plagosura në Podujevë, është gruaja e të vrarit: Detaje të reja

Raportohet se e plagosura në Podujevë, është gruaja e të vrarit: Detaje të reja

Një person është vrarë të hënën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e një tjetër ka mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë Kohës se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, ku është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. KOHA ka mësuar se i vrari është rreth 30-vjeçar, e plagosura është bashkëshortja e viktimës.

Sipas tij, Policia po vazhdon me ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore.

Rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e plotë të Borovcit.

Sipas dëshmitarëve, në momentin kritik viktimat kanë qenë me djalin e tyre rreth 4 vjeç.

 

Shpërndaje në: