Raportohet për skandal seksual dhe rrahje mes lojtarëve të Serbisë në Kupën e Botës

Raportohet për skandal seksual dhe rrahje mes lojtarëve të Serbisë në Kupën e Botës

Përpara ndeshjes kyçe të xhiros së fundit të Botërorit kundër Zvicrës, kombëtarja e Serbisë është tronditur nga një skandal.

Informacionet e fundit flasin për lidhje të supozuara intime mes lojtarëve brenda kombëtares serbe me të dashurat e njëri-tjetrit,.

Mesazhe dhe thashetheme po qarkullojnë për gjoja marrëdhënie intime mes disa lojtarëve me të dashurat apo gratë e lojtarëve të tjerë, të cilat dyshohet se kanë çuar në një sherr në stërvitje.

– Ka një kaos të përgjithshëm – thonë burime pranë kësaj kombëtarje, sipas mediumit ’24 sata’, duke aluduar madje edhe për një përleshje fizike mes lojtarëve brenda kampit.

Poashtu, raportohet se futbollistët janë të pakënaqur me trajnerin dhe se nuk janë aspak të motivuar për përballjen e së premtes.

Shpërndaje në: