Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara akoma, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në kolegjin privat “Heimerer”.
Siç raporton indeksonline tre persona kanë pësuar lëndime trupore nga ky shpërthim.
Njësitet mjekësore arritën me autoambulancë në vendin e ngjarjes, teksa ato të policisë nisën menjëherë hetimet.
Periskopi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.