Raportimet për dhunë në familje nga xhudisti Gjakova, avokati i tij: Ajo po i bën zullum

Raportimet për dhunë në familje nga xhudisti Gjakova, avokati i tij: Ajo po i bën zullum

Gruaja e xhudistit të njohur kosovar, Akil Gjakova, ka deponuar fotografi në Gjykatë, me të cilat pretendon se është rrahur nga ky i fundit. Dyshja ndodhen në proces divorci.

Madje, sot në mëngjes, siç ka mësuar Insajderi, gruaja e xhudistit së bashku me fëmiun e tyre kanë tentuar të hyjnë në banesë ku edhe banojnë, por ka qenë Akil Gjakova që i ka ndaluar të hyj.

Lidhur me këto Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Gezim Baloku, avokati i Akil Gjakovës, sipas të cilit është gruaja ajo që po kryen “zullum” ndaj xhudistit.

“Akili nuk ka banesë, është shtëpia e babait të Akilit. Kjo nuk del prej shtëpisë së vjehrrit, ia uzurpur shtëpinë njerëzve. Ajo është duke i ba zullum “, tha ai për Insajderin.

Pak më parë u raportua se ishte Akil Gjakova që fillimisht kishte kërkuar të ndahet nga gruaja e tij, por ajo i është përgjigjur me një kundër padi.

E njëjta ka dorëzuar faktet me të cilat pretendon se xhudisti, ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gazeta Insajderi ka siguruar këto pamje, në të cilat mund të shihen shenja dhunë.

Siç merr vesh Insajderi një muaj më parë kur gjykatësi, Driton Noci ka parë dosjen ka kërkuar që rasti të shkojnë prokurori. Ai e ka dërguar shkresën në prokurores Lumturie Hoxha, por që ata nuk kanë hapur rast.

Ditën e shtune në mëngjes, siç ka mësuar Insajderi, gruaja e xhudistit së bashku me fëmiun e tyre kanë tentuar të hyjnë në banesë, por ka qenë Akil Gjakova që i ka ndaluar të hyj.

Gruaja e tij pas kësaj, ka ftuar Policinë e Kosovës që të asistojë , për momentin ajo ndodhet në polici duke dhënë dëshminë e saj si viktimë në këtë rast.

Periskopi ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë lidhur me rastin, por deri me tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Shpërndaje në: