Raporti i Policisë: Në Shtërpcë gjendet pa shenja jete një femër, në Graqanicë zhduket një femër
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Shtërpcë është gjetur një femër pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se trupi i viktimës është gjetur në shtëpinë e saj.
Sipas policisë, kanë filluar hetimet për rastin.
“Shtërpcë 26.12.2024 – NN. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Po ashtu, policia në raportin ka njoftuar edhe për zhdukjen e një femre në Graqanicë.
“Graqanicë 24.12.2024 – 18:16. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se nga Manastiri i Graqanicës është larguar viktima femër serbe shtetase e Malit të Zi, e cila ka qenë duke qëndruar në manastir që nga muaji shkurt 2024 dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas dëshmitares në dhomën ku ka qëndruar viktima janë gjetur dokumentet personale të viktimës. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti. Lipjan 21.12.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, është thënë në raport.