Raporti i IRI: Papunësia e kushtet e jetës, problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës

Raporti i IRI: Papunësia e kushtet e jetës, problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar së fundmi një raport për vendet e Ballkanit.

Raporti është realizuar nga 5 shkurti deri më 4 mars 2024.

Sipas këtij raporti në pyetjen se cilat janë problemet më të rëndësishme me të cilat përballet vendi juaj, 29% qytetarëve në Kosovë e shohin papunësinë kurse 28% e qytetarëve të tjerë janë përgjigjur për kushtet e jetesës, çmimet e larta.

Problem tjetër kosovarët e shohin edhe korrupsionin 7%, emigracionin 6%, shëndetësinë 5% dhe probleme tjera.

IRI në këtë raport tutje ka renditur top 5 problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, bazuar në përgjigjet e të anketuarve.

Në vendin e parë është papunësia 29%, kushtet e jetesës, çmimet e larta 28%, korrupsioni 7%, emigracioni 6% dhe shëndetësia 5%.

Krahasuar me vitin 2022 ku papunësinë në Kosovë e shihnin si problem të madh 46% e qytetarëve, këtë vit duket se është zbehur.

Ndërkaq në pyetjen se cilat çështje duhet të jenë top prioritetet për Qeverinë që t’i adresojë, 25% e kosovarëve kanë deklaruar kushtet e jetesës pra çmimet e larta, pastaj 24% e kanë parë papunësinë si prioritet për qeverinë, duke vazhduar me korrupsionin, shëndetësinë, emigracionin, varfërinë, ekonominë, edukimin etj.

Në bazë të këtyre përgjigjeve IRI ka renditur pesë prioritetet për Qeverinë e Kosovës.

Kushtet e jetesës, çmimet e larta 25%, papunësia 24%, korrupsioni 7%, shëndetësia 7% dhe emigracioni 6%.

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Juventusi në garë për Zhegrovën

Edon Zhegrova është duke kaluar formë të mirë këtë edicion me skuadrën e Lillet. Me…

Finlanda goditet nga uragani për herë të parë në histori, mijëra familje pa energji

Në perëndim të Finlandës, për herë të parë në histori, era ka arritur forcën e…

Ganimete Musliu: Qeverisë Kurti po i vije fundi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së…

Arrestohet shoferi 24 vjeç nga Kosova pasi goditi për vdekje një person në rrugën Milot-Morinë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një…

Rukiqi i LDK-së: Qeveria po manipulon me shifrat e punësimit

Anëtari i LDK-së dhe njohës i fushës së ekonomisë, Berat Rukiqi ka shpjeguar deklaratën e…

Stresi lirohet nga paraburgimi në Pejë

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në publik si “Stresi” është liruar nga paraburgimi…

ShBA – UNMIK-ut rreth raportimit për situatën në Kosovë: Të ruajë neutralitetin në raportet e ardhshme

Ambasadori Robert Wood, përfaqësues alternativ për Çështje të Posaçme Politike i SHBA-së në Këshill të…

Qe 16 muaj nga sulmet në veri, gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të tyre

Kanë kaluar mbi 16 muaj që kur ndodhi një varg sulmesh ndaj gazetarëve në komunat…