Raporti i Interpolit përmend dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar
Dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar kanë marrë dimension tjetër. Ato janë përfshirë edhe në një raport të organizatës ndërkombëtare që lufton krimin, Interpol, ka bërë të ditur të martën sajti “boxscorenews.com”.
Ditë më parë mediat franceze, duke u thirrur në një raport të një organizate qeveritare të Francës, kanë raportuar për dyshimet e mëdha për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar.
Është përmendur skuadra e Llapit si e dyshuar.
Dhe Interpoli në raportin “Integriteti në Sport” ka përmendur këto dyshime.
“Një skandal me trukime ndeshjesh tronditi kampionatin e Kosovës në futboll. Bastvënësit ishin të bazuar në Kosovë dhe Francë, ndërsa aktiviteti i tyre i organizuar kriminial ishte hetuar për gati një vit”, shkruan në raportin e organizatës ndërkombëtare të policisë.
Artikullin e plotë në gjuhë angleze mund ta lexoni duke klikuar në këtë link: LINKU