Raporti i Bankës Botërorë që demaskon propagandën e qeverisë Kurti për shkallën e papunësisë

Raporti i Bankës Botërorë që demaskon propagandën e qeverisë Kurti për shkallën e papunësisë

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Banka Borërorë në lidhje me shkallën e papunësisë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka bërë propagandë me një komunikatë ku thuhej se papunësia në Kosovë është vetëm 4%.

E sipas tij me këtë raport të Bankës Botërorë po demaskohet propaganda e Qeverisë Kurti.

“A ju kujtohet ajo komunikata dhe progaganda që në Kosovë papunësia është 4%? E ato fjalët e rritjes ka 30% dhe 40% në Këshillin e partisë.. Ja raporti zyrtar më i ri i Bankës Botërore çka po thotë. Shkalla e punësimit në rajon ka arritur 48.5% (mesatarja). Por për Kosovë shkruan që vetëm 37.1% e popullsisë në moshë pune është e punësuar. Në Kosovë, përkundër fitimeve të fundit, vetëm 37.1 për qind e popullsisë në moshë pune është e punësuar. “Gjithashtu thuhet që “shtrëngimi i tregut të punës ka çuar në rritja e shqetësimeve mes bizneseve që përmendin fuqinë punëtore mungesat dhe mospërputhjet e aftësive (dhe nevojave)”, ka shkruar Muharremi.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: