Raporti global: OBSh thotë që “po dalin prova” se koronavirusi shpërndahet nga ajri
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar provat e reja që tregojnë se koronavirusi shpërndahet më së shumti në ajër se sa që ishte menduar më herët.
Një ditë pasi një grup shkencëtarësh tha që OBSh-ja po e ulte rrezikun e transmetive të koronavirusit nga ajri mes njerëzve, një zyrtar i lartë i kësaj organizate tha që “po dilnin provat” e transmetimeve ajrore të koronavirusit, por që kjo nuk ishte definitive.
Duke folur për media në Gjenevë gjatë ditës së djeshme, zyrtarja Benedeta Allegranzi, tha: “…mundësia e transmetimeve nga ajri në ambientet publike – veçanërisht në kushte specifike, ku ka turma, të mbyllura, të ventiluara keq, nuk mund të përjashtohen.”
OBSh-ja deri tash kishte thënë që virusi i cili shkaktonte Covid-19shin shpërndahet kryesisht përmes spërklave të vogla të dala nga hunda dhe goja e një personi të infektuar.
Por në një letër të hapur në agjencinë që e ka bazën në Gjenevë, të publikuar të hënën revistën e Klinikës për Sëmundje Infektive, 239 shkencëtarë nga 32 vende kanë theksuar që kishte evidencë të bollshme që thërmijat e virusit mund të infektojnë njerëzit nga ajri.
Ata i kanë bërë thirrje OBSh-së që të përditësojë manualet në mënyrë që të tjera masa mbrojtëse të aplikohen. /Periskopi