Raportet se Buta iku në Angli: Cila është e vërteta e videos virale
Në orët e para të së shtunës në qytetin e Ferizajt ndodhi ngjarja tragjike, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”, ndërsa i dyshuar për këtë vrasje është Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta.
Një video u bë virale nëpër rrjete sociale, ku shkruhej se Buta është larguar nga Kosova në drejtim të Anglisë.
Por, në atë video vërehen tri pamje të ndryshme.
Pamja e parë në videon e publikuar nëpër rrjete sociale
Në pamjen e parë shihet reperi duke dorëzuar çantën i veshur në veshje sportive me ngjyrë të gjelbër dhe me një kapuç (i llojit ‘snapback’ me vijë të bardhë mbrapa”).
Në pamjen e dytë, ku shihet reperi duke hyrë në avion, shihet i veshur me një xhaketë të trashë dhe me një kapuç të llojit ‘winterhat’, ndërsa edhe një grua që është mbrapa tij shihet e veshur më trash (pra duket se është e muajve të kaluar, kur temperaturat ishin më të ftohta).
Pamja e dytë në videon e publikuar nëpër rrjete sociale
Në pamjen e tretë, shihet sërish reperi brenda avionit, tani i veshur si në pamjen e parë vetëm se në bluzë dhe ka të njëjtin kapuç si herën e parë.
Pamja e tretë në videon e publikuar nëpër rrjete sociale
Ndërsa, në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram” më datë 26 mars, shihet se reperi ishte në Angli atëkohë dhe se kjo video mund të jetë bërë gjatë kësaj kohe.
Fotografia e publikuar në profilin zyrtar të Butës më 26 mars, shihet që është në Angli
Kujtojmë se reperi të shtunën do të performonte në një nga klubet e natës në Prishtinë, por që ky event u anulua për shkak të ngjarjes tragjike.