Ranieri e konfrontoi Artetan pas ndeshjes, pasi refuzonte t’ia jepte topin Watfordit

Ranieri e konfrontoi Artetan pas ndeshjes, pasi refuzonte t’ia jepte topin Watfordit

Arsenali dominoi Watfordin në ‘Emirates’ të dielën pasdite, por arriti vetëm një fitore minimale 1-0 falë një goli nga Emile Smith-Rowe.

Mirëpo, goli u përcoll nga një situatë kontraverse, transmeton Periskopi.

Arsenalit iu anulua nga VAR për pozitë jashtë loje një gol i hershëm.

Pierre-Emerick Aubameyang pastaj huqi një penallti, të cilën e mbrojti Ben Foster para pushimit mes pjesëve.

Por pas dhjetë minutave në pjesën e dytë, ‘Topçinjtë’ e gjetën rrugën e golit.

Mirëpo, erdhi në rrethana kontraverse.

Watfordi kishte gjuajtur topin jashtë për një lojtar të lënduar. Ata pritën që Arsenali t’ia kthente posedimin pas ristartit.

Por nikoqirët nuk e bënë.

Disa momente më vonë, Smith-Rowe shënoi prapa krahëve të portierit.

Doli të jetë i vetmi gol i ndeshjes.

Ishte diçka që trajneri i ri i Watfordit, Claudio Ranieri nuk e pranoi me sportivitet dhe nuk ishte aspak i lumtur pas vërshëllimës së fundit duke e konfrontuar Artetan.

Incidentalisht, nuk është hera e parë që Arsenali është përfshirë në një gol kontravers pasi ka refuzuar t’ia kthente topin kundërshtarit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: