Rangnick flet për herë të parë si trajner i Man United
Manchester United kanë zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.
Ralf Rangnick do të jetë trajner i përkohshëm i skuadrës së Manchester United. Faqja zyrtare e Man United ka njoftuar se gjermani do ta drejtojë skuadrën tani e tutje.
Rangnick do të jetë në krye deri në fund të sezonit aktual. Për këtë aventurë ai është shprehur tejet i lumtur dhe ka thënë se do t’i ndihmojë lojtarët të kapin potencialin e tyre maksimal.
“Jam i lumtur t’i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar ta bëjë këtë sezon të suksesshëm për klubin. Skuadra është plot talent dhe ka balancë mes të rinjve dhe eksperiencës. I gjithë përkushtimi im do të jetë për gjashtë muajt e ardhshëm të ndihmojë këta lojtarë të kapin potencialin maksimal të tyre, si individualisht, por më me rëndësi edhe si klub”, ka thënë Rangnick, transmeton Periskopi.
“Përtej kësaj, unë shoh përpara që të mbështes qëllimet afatgjate të klubit”, shtoi gjermani. /Periskopi/